(VIDEO) Pozitë apo opozitë: Çfarë po ndodhë me ASH-në e Selës?!

280
fresco


Kryetari i ASH-së, njëherësh kandidat për Strugën, Ziadin Sela përsëri ka dalë me qëndrime kontradiktore sa i takon pozicionit të subjektit të tij në qeveri. Ai ka akuzuar qasjen e partnerëve qeveritar, konkretisht kryeministrit Zoran Zaev dhe BDI-së, ndërsa lidhet se fundmi me zërat se ASH mund të braktis qeverinë.

ASH e Selës e këtë vazhdon pozicionin e saj të paqartë brenda qeverisë, (ajo tani ka koalicion bashkëpunimi me BESËN për rrethin e dytë zgjedhor), ndërsa çështja që tanimë shtrohet është se ASH a është pozitë apo opozitë?!

MEDIAL.mk: Ka zëra që vijnë edhe nga kryeministria se Sela duhet të braktis vetë qeverinë, partneri tjetër thotë se Sela vetëm se ka dalë nga Qeveria. Cila është e vërteta, a jeni pozitë apo opozitë?

Po bëhet një propagandë nga ana e BDI-së si duket, e cila ka për qëllim të krijojë huti tek votuesit, por gjithçka është në nivel të spekulimeve dhe propagandës. Kam dëgjuar edhe deklaratat e kryeministrit që është i gatshëm për të hyrë aty edhe Menduhi, Aliu dhe ka ngel të thirr edhe Gruevskin dhe të kryhet tamam. Çdo ditë qeveria humb kuptimin e njeriut reformator duke u nis edhe nga përkrahja e lloj- lloj kandidaturave…Njerëz të tillë nuk meritojnë përkrahje nga kryeministri i cili pretendon se do ta kthejë drejtësinë në vend. ASH vazhdon të jetë pjesë e qeverisë për të përcjell ndryshimet.

MEDIAL.mk: A do ta braktisni qeverinë?

“Unë kam një obligim elektoral, premtim të dhënë para shqiptarëve për zyrtarizmin e gjuhës shqiptare, që në agjendë është menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe derisa nuk plotësohet kjo as që dëgjoj të debatojë. Për ligjin për shqipen ia vlen të rezistojë.

MEDIAL.mk: Qoftë me çmim të jetë aty edhe Thaçi?

Do ta shqyrtojmë si mundësi.

Ndryshe, Sela ka komentuar edhe mbi mospasjen e një debati me kundërkandatin e BDI-së Ramiz Merko.

“Nuk është që s’kam pranuar unë me Merkon, në rundin e parë jam paraqit në disa debate, ndërsa ai nuk ka qenë në asnjë debat”, ka thënë Sela.

(LIVE) Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela realizojnë takim me intelektualët shqiptarë në Universitetin e Evropës Juglindore.

Posted by Medial.mk on Mittwoch, 25. Oktober 2017

Comments