ANGELLOV: VMRO-DPMNE dhe Ziadin Sela po tensionojnë raportet ndëretnike

237
ANGELLOV: VMRO-DPMNE dhe Ziadin Sela po tensionojnë raportet ndëretnike

Deklarata e liderit të LSDM-së po zgjat ditë të tëra. VMRO- DPMNE po tensionon raportet ndëretnike duke spinuar deklaratën e Zaevit dhe në atë mënyrë DPMNE po bën më shumë dëm, ka thënë lideri i Dinjitetit, Stojançe Angellov, njofton A1on.

“VMRO-DPMNE ka filluar një ortek që po fuqizohet ditëve të fundit. Në këtë ortek, dje është ndërlidhur edhe kryetari i Strugës Ziadin Sela i cili ka deklaruar se nëse gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase, duhet që Maqedonia të ndahet në dy njësi federale…”, ka thënë Angelov, transmeton Aktuale.mk.

Comments