Amerika po rikthehet në Ballkan

282
fresco

Pas pothuajse një dekade Amerika sërish po rikthehët në Ballkan, dhe rikthmin e saj po e mundeson Rusia.

Rusia dhe Turqia janë një aktor gjithnjë e më aktiv në gjeopolitikën ballkanike, dhe Evropa është pafuqishme të luaj rolin e saj në Ballkan duke pas përballë Rusinë. Kjo është arsyeja pse zyrtari i lartë i DASH Hoyt Yi, ia përplasi në fytyrë Serbisë politikën e re të SHB-ve në Ballkan.

Që nga koha kur Richard Holbrooke ishte aktiv në Ballkan në vitet e 90-ta, tani fuqizimi i Rusisë dhe loja e ashpër e saj në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, tani Amerika ngadalë përcjellë fokusin e konflikteve gjeopolitike me Rusinë në Ballkan.

Gjuha e ashpër e Amerikës karshi Serbisë nuk është parë që nga lufta e Kosovës, ajo tejkalon gjuhën diplomatike duke i thënë qartë Serbisë se “Rusia nuk ka vend në Ballkan”. Për Amerikën është një rrezik i madh rritja e ndikimit rus ne Serbi dhe ai turk në hapsirat shqiptare, dhe kjo do të luftohet nga Amerika sikurse në Luftën e Ftohtë.

Comments