Lamtumirë Flamuri i vogël me buzëqeshjen prej diamanti

260

Urim SALIHU
Prehu i qetë Flamuri i vogël.Të braktisi kjo vjeshtë dhe ti u nise në udhëtimin për t’u takuar me babain tënd hero.Ky qe fati yt Flamur, frymëmarrjet tua u këputën dhe zemra yte e njomë u ndal në këtë fund tetori.

Por t’i nuk do t’i përkasësh kurrë harresës.Kishe një betejë të egër që t’i këputi ëndrrat.Kishe një betejë mizore me sëmundjen e tmerrshme që t’a këputi atë fëmijëri të vështirë atje larg në Turqi duke shkuar me shpresën që jeta yte të vazhdojë akoma, por …
Në fëmijërinë tënde secila ditë ishe mizore që në çastin kur më parë humbe babain tënd , atë ushtar të devotshëm që luftoi për kauzën shqiptare, në ato beteja për të ruajtur ëndrrën shqiptare, lirinë.Ato beteja plage që babai yt do t’i ndjente më vonë dhe ato ia ndalën jetën prej martiri një ditë.

Prehu i qetë Flamur sepse ti do mbetësh përgjithmonë fëmija me buzëqeshjen prej diamanti.

Asnjë përshkrim nuk i jep dot kësaj dhimbjeje kur morrën lajmin e ikjes tënde të hershme.Përse kaq e padrejtë jeta është për dikë, përse erdhi fundi yt akoma pa nisur jeta yte .Edhe ato ditë që të dhanë frymëmarrje , nuk të lanë të jetosh si të tjerët.Secilën ditë dyluftove me forcën e njomë me një sëmundje të egër Flamur që nuk tregoi mëshirë .E kishte vendosur të të merrte dhe të të dërgojë te babai yt shumë herët.Por këto nuk varen nga ne .

Prehu i qetë në parajsë Flamur, atje ku janë shpirtërat më të kristaltë prej fëmije që nuk njohin urrejtje.Ti ike pa urrejtje, ike me buzëqeshjen prej diamanti .Lamtumirë Flamur i njomë…

Comments