Tragjedi në Tetovë/ 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (FOTO)

Tragjedi në Tetovë/ 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (FOTO)
Publikuar: 13:59, 20 Nëntor, 2017
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa çastesh në lagjen Vardarska, afër xhamisë së Rinisë në Tetovë.
Sipas informacioneve jozyrtare një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga çatia e shtëpisë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij akti vetëflijimi.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të dalin në dritë detaje nga komunikata e policisë./TetovaNews/


