Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve

317

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshtetasit të Shëipërisë L.I, i dyshuar për vrasjen e dy personave tek Parku i Qytetit në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë sëtë pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

I pandehuri L.I dyshohet se më 29 gusht të vitit të kaluar ka privuar nga jeta të rinjtë E.A dhe A.G në Prishtinë dhe me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I njëjti ka qenë në arrati që nga koha kur ka ndodhur vrasja, ndërsa është paraqitur dje vetë në polici, transmeton Klan Kosova.

Comments