
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai duke uruar kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, Prizrenit e Kamenicës ka shkruar se këto tri fitore në balotazh e vulosën vitin 2017 si vit të Vetëvendosjes.
“Tash, vazhdimit të qeverisjes me kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, po ia shtojmë fillimin e qeverisjes me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë, Prizrenin, dhe, me vatrën e patriotizmit e bujarisë, Dardanën”.
“Shumë sfida e beteja na presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja.Fituam, sepse me mendje dhe me zemër. Sepse për qytetarin në komunë. Sepse për komunën te qytetari.Jeni shumë dhjetëra mijëra që na votuat dje. Jeni shumë qindra mijëra që na mbështetët përgjatë fushatës.Përjetë falenderues. Ju dua sa s’thuhet”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

