
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë te Jashtme (IHGJPJ)pranë MPJ-s të RM-së, drejtori i Instituit, Ambadsdori Abdulkader Memedi realizoi takim me Shefin e ODC pranë Ambasadës amerikane në Shkup, LTC KRISTOPHER S.MITCHELL.(Cheif of EUCOM’s Office of Defense Cooperation at the U.S. Embassy in Skopje).
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehen kënaqësinë e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm mes Institutit pranë MPJ-së, Ambasades amerikane në Shkup dhe Qendrës për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”.
Nga pala amerikane u përshëndet organizimi i suksesshëm i Konferencës së përbashkët të mbajtur më 30 gusht 2017, nën moton “Maqedonia në NATO”.
U diskutuan edhe projektet e bashkëpunimit mes dy palëve, për periudhën 2018-2019, ku do të përfshihen tema të interesit të përbashkët gjeostrategjik.
Ne shenje falënderimi dhe mirënjohje, shefit të zyrës së ODC, Ambasadori Memedi i dhuroi plaketën e Institutit.

