
Ylli i tenisit Jana Novotna ka vdekur tragjikisht pas betejës me kancerin. Ajo ishte 49 vjeçare.
WTA zbuloi lajmin përmes një deklarate, duke thënë se Jana vdiq në vendin e saj në Republikën Çeke, e rrethuar nga familja.
Ajo kishte 17 tituj Grand Slam dhe fitoi në Wimbledon në vitin 1998, transmeton Klan Kosova.

