Zaev nis takimet në Serbi, Brnabiq e pret e para (FOTO)
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq priti sot në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, përpara pallatit “Serbia”.Pas pritjes solemne, ka pasuar takimi i dy kryeministrave dhe pastaj një takim i delegacioneve të dy qeverive.
Shefi i ekzekutivit maqedonas gjatë vizitës së parë zyrtare në Serbi do të takohet edhe me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.