LDK paraqet tri ankesa në PZAP për Prishtinën

201

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke tentuar që t’ia kthejë shpresat Arban Abrashit në garën për Prishtinën, përmes shprehjes së pakënaqësive me procesin zgjedhor.

Megjithatë, përkundër ankesave të shumta të shprehura publikisht, në media e hapësira të rrjeteve sociale, në PZAP LDK ka paraqitur tri ankesa.

Periskopi mëson se LDK ka shfrytëzuar afatin 24-orësh për t’u ankuar, por nuk dihet saktë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Deri tani, disa zyrtarë të LDK-së kanë thënë se mund të kërkojnë rinumërim të votave, e madje edhe përsëritje të zgjedhjeve në Prishtinë.

Shpend Ahmeti e Arban Abrashi kanë diferencë të vogël votash në Prishtinë.

Ahmeti ka përparësi të lehtë ndaj Abrashit, mirëpo për të siguruar fitoren duhet të numërohen edhe votat me kusht dhe me postë. /Periskopi/

Comments