Studentët protestojnë kundër vendimit të Apelit për Kishën Ortodokse

252


Studentët nga Demokracisë Studentore sot kanë zhvilluar një aktivitet para Kishës Ortodokse në Kampusin Universitar të UP-së.

Ata kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, ku sipas shkallës së dytë i ka dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Në një poster kanë paraqitur disa prej fakteve që kjo kishë është ndërtuar me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, njofton Klan Kosova.

Ata kanë provuar ta vënë posterin por që janë ndaluar nga policia, edhe pse kanë thënë se kanë marrë leje për ta bërë këtë.

Kryetari i DS-së, Mexhid Ramosaj ka thënë që do ta bëjnë një peticion ku do të kërkojnë nga presidenti Hashim Thaçi që t’i shkarkojë trupën e Gjykatës Së Apelit. Ata pastaj kanë ecur në drejtim të Rektoratit por as aty nuk janë lejuar ta vënë posterin.

Kjo organizate studentore ka thënë se do të kërkojnë edhe shkarkimin e rektorit, Marian Dema që nuk e njeh mirë statutin e UP-së, sipas tyre.

Ata kanë thënë se nuk dëshirojnë të konfrontohen me policinë për çka kanë ndërprerë aktivitetin.

Comments