Zyrtare: Prishtina dhe Prizreni shkojnë në rinumërim

238
fresco

Kutitë e votave të Komunës së Prishtinës dhe asaj të Prizrenit do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, kryeshefi i PZAP, Mul Desku.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë nga anëtarët e PZAP për shkak të parregullsive që janë raportuar.

Ndonëse kutitë me vota nga këto dy komuna do të numërohen, KQZ ka njoftuar se nga ora 11:00 do të nisë procesin e numërimit të votave me kusht.

Comments