PDK e Rahovecit s’e pranon rezultatin preliminar të balotazhit

256
fresco

PDK e Rahovecit ka bërë të ditur se nuk pajtohetme rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.

Në komunikatën e tyre bëhen të ditura edhe arsyet e mos pranimit të rezultateve.

“Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit, -Kondrabandimi i votave të votuesve, -Deformimi i vullnetit të votuesit, -Manipulimi i votave të pavlefshme, -Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve”, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec ka bërë të ditur poashtu se “do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit”.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Smajl Latifi ka dalë fitues në balotazhin e 19 nëntorit me 50,58% derisa kandidati i PDK-së, Idriz Vehapi ka arritur të marrë 49,42%.

Comments