Ardit Gjebrea po i rikthehet muzikës, ja me kë do vij në duet (FOTO)

445

Ka kohë që i ka munguar skenës shqipe muzikore.

Por, këtë vit, këngëtari Ardit Gjebrea do rikthehet në muzikë dhe këtë rikthim do e bëj me duet të cilin e ka me një person shumë me rëndësi për të.

Arditi në Instagram ka hedhur një fotografi ku thotë se kënga do jetë bashkëpunim me vajzën e tij Anna Gjebera.

Projekti muzikor po punohet në studion e Darko Dimitrov dhe teksti mban emrin e Olti Currit.

Sipas shkrimit të lënë në foto, Arditi po i kthehet dashurisë së vjetër!

Comments