Jordi Alba kundër tifozëve të Valencia: “Meritoj më shumë respekt”

210
fresco

Ligji i ashpër i “ish-it”. Ligjidyfish i ashpër i “ish-it”. Sepse shënon gjithmonë, por në pjesën më të madhe të rasteve edhe vërshëllehet dhe ofendohet. Sikur të ishte armiku më i keq. Akoma më keq, sikur të ishte një tradhëtar. Ndodhi edhe mbrëmë, gjatë ndeshjes mes Valencia dhe Barcelona, teksa Jordi Alba nuk u mirëprit aspak nga tifozët vendas. Por ai u përgjigj duke shënuar golin e barazimit përfundimtar 1-1.

Anësori spanjoll ka luajtur te Valencia për periudhën 2007-2012. Ishte vetëm 18 vjeç kur mbërriti dhe 23 ku u largua për tu transferuar te Barcelona në verën e vitit 2012, pas europianit të fituar me Spanjën, ku mbërriti duke veshur fanellën e Valencias. Më pas në Katalonjë arriti të fitojë gjithçka, kampionat, Kupë të Spanjës, Superkupën Spanjolle, Champions League, Superkupën e Europës, si dhe Kupën e Botës për klube. Por të gjithë këto edhe falë viteve të kaluara në Mestalla, ndërkohë që nuk duhet harruar fakti që Jordi Alba është katalanas dhe deri në moshën 18-vjeçare kishte luajtur pikërisht te Barcelona.

Pikërisht për këtë arsye, Jordi Alba deshi të rikthehej te Barcelona. Anësori pat shkuar te Valencia me kosto zero, ndërkohë që u kthye në Katolonjë për shumën e 14 milionë euro. në fakt ishte një pazar i leverdisshëm për të dy klubet. Pavarësisht të gjithave, mbrëjen e të dielës në “Mestalla” ai u vërshëllye dhe u ofendua nga tifozët. Një pritje të cilën Jordi Alba nuk e vlerësoi aspak.

“Nuk e kuptoj këtë pritje dhe pse më trajtojnë kështu. Besoj se tifozët duhe të kenë më shumë respekt për mua. Ndihmova Valencian të fitonte shumë para dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës klubit. Vendosa të shkoj te Barcelona sepse veç faktit që është klubi në të cilin kam lindur, është edhe më i miri në botë”, deklaroi Jordi Alba në përfundim të ndeshjes së barazuar. Pas golit të tij në të 81’, tifozët e Valencias kanë hedhur shumë sende në fushë. Një sjellje që ka bezdisur Jordi Alban, që nuk ishte trajtuar mirë edhe në të kaluarën. Por është rregulli i “ish-it”. Vërshëllehet gjithmonë, por më pas shpesh shënon.

Comments