Gjykata në Shkup, siç bën të ditur Alsat-m, tashmë ka caktuar masa të paraburgimit, ose të arrestit shtëpiak për disa nga të dyshuarit për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, kur pati edhe të lënduar, ndër ta edhe Zijadin Sela i Strugës.
Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, pas deklarimit të personave të arrestuar në gjykatë lidhur me propozimin e prokurorisë, solli vendime me të cilat për O.P., O.R., I.D., M.P. dhe M.Ç (bëhet fjalë për Mitko Çavkovin, sih-ministrin e Brendshëm dhe ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publiketë Maqedonisë – sqarim ynë) e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kumtoi Gjykata Themelore Shkup 1.
Për personat E.B. dhe S.M., gjykatësi nuk e pranoi propozimin për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërkaq si masë për sigurim të pranisë u caktoi masë arresti shtëpiak.
Për personat e tjerë, për të cilët ende nuk ka përfunduar dëgjimi, pas vendimit të sjellë të gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me propozimin e prokurorisë, opinioni do të informohet sot përmes kumtesës në ueb-faqen e gjykatës me informatë të plotë për vendimet e sjella, shtohet në kumtesë.
Gjykata i ka caktuar paraburgim 30-ditësh edhe, Mitko Çavkovit.