BDI Gostivar: Taravari të merret me projekte, jo me degradime e shkarkime të paligjshme

249

Që në fillim falënderojmë drejtuesit e Komunës së Gostivarit që reagon ndaj deklaratave tona, por do të ishim edhe më falënderues që sikur të merreshin me realizimin e ndonjë projekti në interes të qytetarëve të Gostivarit se sa me deklarata, degradime dhe shkarkime te paligjshme, kanë reaguar nga BDI- dega e Gostivarit.

“Se si mirën vendimet në Komunën e Gostivarit, e dinë të gjithë qytetarët e Gostivarit. Ai i cili ka më pak ose aspak ndikim te vendimet që sillen në Komunë është pikërisht Arben Taravari, i cili nuk ndaloi së jetuar në Shkup dhe nuk ndalon agjendën e tij si neurolog duke munguar në Komunë thuajse gjatë gjithë kohës. Sa për emërimin e drejtorëve të shkollave, edhe njëherë ua bëjmë me dije se përveç se janë të zgjedhur politikisht dhe pa procedurë ligjore, disa nga ato drejtorë janë kuadro të VRMO-DPMNE-së. Ka dhe të tillë që janë emëruar edhe pa shkollim adekuat dhe licencë për drejtor shkolle. Për këto veprime antiligjore, presim që verdiktin ta thonë Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe gjykatat kompetente”, kanë thënë nga dega e BDI-së në Gostivar.

Comments