Ekzekutoi me sëpatë vajzën e të dashurës suedeze, gjykata “e pamëshirshme” ndaj shqiptarit

405
fresco

Ekzekutoi me sëpatë vajzën e të dashurës suedeze, gjykata “e pamëshirshme” ndaj shqiptarit
Durim Lumi është shqiptari i cili u dënua me 18 vite burg në Suedi për vrasjen me sëpatë të vajzës të së dashurës së tij suedeze.

36-vjeçari e kishte ekzekutuar atë pasi ishte shprehur se ndihej i kërcënuar nga ajo.

Azilkërkuesi shqiptar, sipas prokurorit të çështjes Per Svensson, jetonte në mënyrë të paligjshme në Suedi në kohën e vrajës pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil.

Prokurori suedez shtoi ndaj çështjes:

“Vrasja ka karakterin e një ekzekutimi të pastër”.

Lumi rezulton gjithashtu edhe si autori i vrasjes së një burri me thikë në Greqi disa vite para se të kërkonte azil në shtetin suedez./InfoKosova

Comments