Allagjozovski, përgjegjësi për dëmet në objektet e “Shkupi 2014”

244

Rreshjet e shiut kanë dëmtuar edhe ndërtimet e proektit Shkupi 2014….

Rreshjet e shiut kanë dëmtuar edhe ndërtimet e proektit Shkupi 2014, siç janë Teatri popullor i Maqedonisë dhe Muzeu arkeologjik.

Këto objekte i shfaqin problemet e njëjta së bashku me objektet e ndërtuara para 50 ose 60 vitesh, deklaroi sot ministri i Kulturës Robert Allagjozovski.

Sipas tij, këto raste janë një dëshmi shtesë se këto objekte janë ndërtuar në mënyrë të parregullt, pa kontroll të cilësisë dhe shfaqin rrezik.

“Mendojmë të formojmë edhe një grup konsultant për projektin “Shkupi 2014″ e përbërë nga ekspertë, inxhinierë, arkitektë të cilët do të japin këshilla për largimin ose riparimin e objekteve, ndërsa më tej do të vërtetohet edhe përgjegjësia e atyre që kanë nëshkruar për ndërtimin e tyre”, tha Allagjozovski.

Comments