Paris Saint-Germain ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Ligue 1 teksa të besuarit e Emery kanë rënë në sfidën e javës së 15-të kur skuadra e sapo ngjitur në Ligue 1, Strasbourg, ka mposhtur yjet e kryeqytetit me rezultatin 2-1.
Një start tmerri për vizitorët teksa Dimitri Lienard kalon të tijtë në avantazh në minutën e 13’ pas një goditje të fortë me kokë nga brenda zonës. Goli zgjoi lojtarët e Parisit dhe Mbappe bashkë me Draxler kishin dy mundësi të mira përpara se adoleshenti francez të barazonte rezultatin pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë.
FULL-TIME: #Strasbourg 2-1 #PSG. Stunning upset as goals from Da Costa and Bahoken consign the Ligue 1 leaders to a first defeat of the season. pic.twitter.com/3bTlpDzvLV
— Robin Bairner (@RBairner) December 2, 2017
Por vendasit rikthehen në avantazh në minutën e 65’ me golin fantastik të Bahoken. Që nga ai moment PSG hidhet në sulm duke ushtruar një presion të madh ndaj miqve por pa arritur të krijojë mundësi për të shënuar. Dhe me minutat që kalonin, vizitorët sa vinin e dukeshin më të dëshpëruar.
Standings provided by Sofascore LiveScore
Spektakli filloi kur arbitri i katërt akordoi plot nëntë minuta shtesë. Në të tretën vendasit shënojnë golin e nokautit, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Por as nëntë minutat shtesë nuk mjaftuan dhe PSG nuk arrin të shmangë humbjen e parë të sezonit.