VMRO-DPMNE, protesta para burgut të Shutkës

284

VMRO-DPMNE me protesta para burgut hetimor të Shutkës, vazhdon të kërkojë lirimin e të paraburgosurve lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Pas arrestimeve të fundit VMRO-DPMNE disa dit ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ndrsa sonte ka spostuar protestën para burgut të Shutkës ku ndodhen ish minsitri i brendëshëm Mitko Çavkov dhe 23 të arrestuarit tjerë.

Pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur edhe katër këshilltarët nga VMRO-DPMNE në komunën e Vevçanit të cilët njoftuan sot se do ti kthejnë mandatet e këshilltarëve në shenjë revolte ndaj me arrestimet e fundit. Nga vevçani është edhe deputeti Kërsto Mukovski, të cilit i është një nga 6 deputetët e VMRO-së të cilëve u marrë mandati i deputetit dhe pritet që së shpejti të paraqiten në Gjykatën penale dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfundojnë në paraburgim nën akuzën për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Comments