Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Manchester United në një ndeshje të tensionuar në “Emirates”, ku pati pestë kartona të verdhë dhe një të kuq.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 1-3 në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Arsene Wenger, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së 15-të të Premier Ligës angleze, raporton Express.
Arsenali pati posedim të lartë të topit, si dhe shumë raste të krijuara në krahasim me United, por portieri spanjoll, David de Gea, u veçua serish me shkathtësitë e tij të shkëlqyera.
Dy golat e parë për United u shënuan në minutat 4’ dhe 11’ nga Valencia dhe Lingard. Arsenali reagoi duke e ulur epersinë në 1-2 përmes Lacazette në minutën e 49’.
Por, United u kundërpërgjigj shpejt, përseri përmes Lingard, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 67’.
Paul Pogba u përjashtua nga ndeshja në minutën e 74’ pas një ndërhyrjeje të ashpër në Hector Bellerinin.
Me këtë fitore Manchester United e Jose Mourinhos e mban vendin e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, pesë më pak se Manchester City që është i pari me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Arsenali mbetet i pesti me 28 pikë