Anëtarët e KSHZ-së sot mbajtën seancë në të cilën theksuan se vendimi për kompensim për zgjedhjet për tа dhe për shërbimet profesionale dhe personat e tjerë të angazhuar është ligjor edhe sipas nenit 19 nga Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Komisionit. Ata theksuan se nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre për tа nuk ka orar pune, as festa e as fundjavë… Vendimi, sipas tyre, është tërësisht i arsyeshëm edhe për atë që në rrethana të caktuara në rrezik ka qenë edhe jeta e tyre.
Në seancë u soll konkluzion secili individualisht të vendos nëse mjetet që janë marrë si kompensim do t’i kthejë ose jo. Anëtarët e KSHZ-së, edhe pse vlerësojnë se i kanë merituar, siç theksuan, për shkak gjykimit të opinionit do t’i kthejnë katër paga në Buxhet ose do t’i dhurojnë.
Duke i pasur parasysh vërejtjet për transparencën, në konkluzion obligohen shërbimet e KSHZ-së në ueb faqe t’i vendosin të gjitha vendimet e papublikuara që i ka sjellë Komisioni.
Kryetari i Komisionit, Aleksandar Çiçakovski tha se vendimi për kompensimin është tërësisht ligjor dhe i arsyeshëm. Pasi që nuk ekziston mundësi ligjore për revokim të vendimit, ai do t’i kthejë ose do t’i dhurojë katër pagat të ndara si kompensim për zgjedhjet lokale.
“KSHZ-ja në këtë përbërje të zgjedhjes tonë deri tani ka arritur në një krizë të thellë politike të zbatojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale korrekte dhe të besueshme dhe në këtë mënyrë kontribuuam të stabilizohet sistemi politik dhe demokratik në Maqedoni”, tha Çiçakovski.
Opinioni, shtoi ai, duhet t’i marrë parasysh kriteret e parapara, si vëllimin, ndërlikueshmërinë, përgjegjësinë…
“I pranuam kritikat e shprehura për transparencë, por megjithatë, edhe pse është bërë mjaft në këtë pikëpamje kanë mbetur shumë nga vërejtjet në të cilat duhet të punohet ndërsa kanë të bëjnë edhe me shërbimin e KSHZ-së, si dhe për përgjigjen jo në kohë të shërbimit në kërkesat për qasje të lirë deri te informacionet”, tha Çiçakovski.
Sasho Sërcev, anëtar i KSHZ-së nga VMRO-DPMNE shprehi, siç tha befasinë, nga tregimi me gisht drejt KSHZ-së si shembull shkollor për korrupsion. Dhe ai tha se do t’i dhurojë ose do t’i kthejë katër pagat në Buxhet.
Për Atanas Urumov, anëtar i KSHZ-së nga pjesa e ekspertëve, theksoi se anëtarët e Komisionit nuk i janë nënshtruar dispozitave të Ligjit për marrëdhënie pune, ndërsa vetëm për disa muaj i kanë mbi 300 orë punë jashtë orarit dhe se janë të angazhuar për fundjava, për festa, natën. Edhe ai do t’i kthejë ose do t’i dhurojë.
“Jam më se i sigurt në arsyeshmërinë e vendimit të kompensimit për punën e bërë”, tha Urumov duke shtuar se ato nuk janë para të marra nga keqpërdorimi e as nga dëmtimi i buxhetit, por janë para në pajtim me Kodin zgjedhor të parapara për angazhimin, për punën dhe ndërlikueshmërinë e detyrave që i plotësojnë anëtarët e KSHZ-së.
Violeta Duma, Igor Milev i LSDM-së dhe Subhi Jakupi nga BDI u prononcuan se gjithashtu do t’i kthejnë ose do t’i dhurojnë paratë. Duma e theksoi ligjshmërinë e vendimit, duke iu referuar Kodit zgjedhor dhe Rregullores së Komisionit.
“Deklaratë e imja personale është se do t’i kthej në cilëndo mënyrë paratë, do t’i dhuroj edhe pse i meritoj në tërësi, që t’i gjenden atij që ka nevojë”, tha Duma.
Të punësuarit në shërbimin profesional të KSHZ-së nuk kishin ditë të lira, nuk ekzistonte 11 tetori si festë shtetërore, kufizim të orarit të rregullt të punës, nuk pati pushim pasi që zgjedhjet u shpallën më 6 gusht, në çdo moment ishin këtu”, theksoi në seancë sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së, Dobre Jançev.
Inspektorati shtetëror i punës për herë të parë ka qenë në KSHZ dhe ka përcaktuar se edhe në vitin 2016 edhe për vitin 2017 për zgjedhjet të punësuarit kanë punuar më gjatë dhe ka sjellë vendim që t’u paguhen bonuse të punësuarve.