Milan në krizë, mposhtet edhe nga Rijeka

401
fresco


Skuadra nga San Siro ka vazhduar me paraqitje jo të mira, duke humbur edhe ndeshjen ndaj Rijeka, por megjithatë mbetet në pozitën e parë në grup

Milan ka pësuar humbje prej 2:0 nga Rijeka në ndeshjen e fundit të fazës së Grupeve të Ligës së Europës.

Golat për skuadrën vendëse i shënuan Jakov Puljic dhe Mario Gavranovic, ndërsa milanezët patën edhe mungesë rastesh.

Pas kësaj humbje Milan mban vendin e parë në Grupin D me 11 pikë, tri më shumë se sa AEK në vendin e dytë.

Comments