Juventus arrin marrëveshjen me Emre Can

280
fresco

Juventus raportohet të ketë gjetur akordin me Emre Can për t’u larguar nga Liverpool si një lojtar i lirë në fund të sezonit.

Sipas Rai Sport, lojtari i përfaqësueses gjermane dhe përfaqësuesit thuhet të kenë rënë dakord me Zonjën e Vjetër.

Transferimi do të finalizohet në fund të sezonit, por mesfushori është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër duke filluar nga shkurti, teksa kontrata me Liverpool skadon në qershor.

Besohet se Can ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Juventus, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuse.

Inter dhe Real Madrid thuhet të jenë interesuar për lojtarin, por Juve ka bërë një punë të mirë paraprake për vitin tjetër.

Comments