FOTO/ E rrallë, lind fëmija sirenë

256
fresco

Një nënë habiti mjekët kur solli në jetë fëmijën-sirenë, por fatkeqësisht e humbi atë vetëm katër orë më vonë.

Fëmija pa emër, seksi i të cilit ishte i paqartë për shkak të legenit të pazhvilluar dhe këmbëve të ngjitura, vuajti nga një gjendje e rrallë e njohur si sindroma sirenë.

Muskura Bibi, 23 vjeçe, pati një lindje natyrale të mërkurën në mëngjes në spitalin shtetëror në Kolkata, India lindore.

Bibi nuk ishte në gjendje të përballonte të bënte eko gjatë shtatzënisë së saj dhe për këtë arsye mësoi rreth gjendjes së foshnjës vetëm kur e pa atë pas lindjes.

Mjekët thanë se prindërit e fëmijës nuk kishin marrë trajtimet e duhura gjatë shtatzënisë, pasi ishin të varfër.

‘Mungesa e ushqyerjes së duhur dhe qarkullimi i parregullt i gjakut tek foshnja nga nëna mund të krijojë këtë lloj anomalie’, thanë mjekët.

Sindroma e sirenës mendohet të prekë 1 në çdo 60.000 deri në 100.000 lindje.

Comments