Boneva me dy apartamente në Shkup, ndërsa udhëton për çdo ditë

245

Shkup, 12 dhjetor – Si adresë në të cilën jeton anëtarja e KSHZ-së nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva është Strumica, përkundër fakti që në Shkup në emër të djemve të vet i ka dy banesa, shkruan Faktor, transmeton Zhurnal.

Ajo për 15 vite punon në kryeqytet, por ende udhëton për çdo ditë për në vendin e punës, dhe për këtë ajo merr afro 5500 denarë në ditë, sipas tarifës për matjen e shpenzimeve rrugore të funksionerëve.

Gjatë viteve të kaluara sipas informatave zyrtare të Kuvendit, por edhe nga KSHZ, Boneva për shpenzime rrugore gjatë një viti ka marrur 23 mijë euro. Sillvana Boneva në KSHZ ka rrogë mujore prej 68 mijë denarëve. Siç e dimë anëtarët e KSHZ-së përvec rrogës mujore, ata janë vetshpërlyer edhe me 12 rroga shtesë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në portalin FAKTOR

Comments