Sulmi terrorist i të hënës në Nju Jork është pasojë e vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, citojnë mediat amerikane atentatorin, Akajed Ullah…
Ai para hetuesve ka pranuar se sulmin e kishte kryer si hakmarrje për viktimat e fundit të sulmeve izraelite ndaj palestinezëve. 27-vjeçari nga Bangladeshi është mbështetës i organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Pas shpërthimit, ku u plagosën katër persona, presidenti amerikan, Donald Trump, propozon ashpërsim të mëtejshëm të ligjeve për migracionin dhe mbrojtjen e kufijve. Trump kërkon vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët.