Qeveria merr këto vendime në seancën e sontme

Në seancën e 42-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë, miratoi buxhetin e vitit 2018-të, masat e Planit për rritjen ekonomike, u soll vendim me të cilin angazhohen ministrat, zëvendësat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari gjeneral i Qeverisë të dorëzojnë informacione, për shpenzimet zyrtare, të realizuara në gjashtë muajt e parë.
Në Seancën e sotme të rregullt Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e miratoi, propozimin plotësues, për buxhetin e vitit 2018, me përkrahje amendamentesh, prej Komisionit debatues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ministri i financave, i informoi anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, se për propozimin–plotësues, për buxhetin e vitit 2018-të, është bërë rritje e mjeteve financiare për gasifikim në sasi prej 120 milion denarë, blok shtesa për çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, institucione kulturore në nivel rajonal me rritje prej 200 milion denarë, në fondin e shëndetësisë me sasi prej 100 milion denarë.
Buxheti për vitin 2018-të, menjëherë pas miratimit, është lëshuar, në miratim edhe në Kuvendin i Republikës Maqedonisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, miratoi informatën, me të cilën barazohen kushtet, për investimin për investitorët e vendit dhe të jashtëm, dhe do të vlej në mënyrë të barabartë, për të gjithë investitorët në Zonën TIRZ dhe jashtë saj.
Bëhet fjalë për informacionin i cili u miratua, për nevojën dhe miratimin e masave të politikës industriale, për nxitje të investimeve dhe konkurencës së ekonomisë së Maqedonisë, në suaza të Planit për rritje ekonomike.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resurse ekonomike, Koço Angjushev theksoi se ka të bëjë me aktivitetet në kuadër të “Planit për Rritje Ekonomike”, për të cilën Qeveria ka punuar për disa muaj në konsultim dhe në debat me të gjithë krijuesit ekonomik në shoqëri.
Qeveria e angazhoi Kabinetin e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për çështjet ekonomike dhe koordinim me resurse ekonomike, të formojë një Grup Punues për hartimin e një ligji i cili do të rregullojë në mënyrë të sistemuar çështjet lidhur me mënyrën dhe procedurën për realizimin e masave të politikës industriale për të nxitur investimet dhe konkurencën e ekonomisë maqedonase.
Në seancën e 42-të, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për statusin e zbatimit të listës së akteve dhe materialeve që ministritë janë urdhëruar të publikojnë në veb faqet e tyre. Përveç kësaj, Qeveria solli një vendim me të cilin urdhëroi publikimine menjëhershme dhe të plotë të këtyre informacioneve nga ministritë dhe institucionet shtetërore që ende deri më tani nuk e kanë plotësuar detyrimin e tyre ligjor.
Në pajtim me parimin e Qeverisë për shpenzime transparente dhe të përgjegjshme të fondeve shtetërore në seancën e sotme, u miratua një vendim i cili kërkon ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetëror dhe Sekretari i Përgjithshëm të japin informacion mbi shpenzimet zyrtare të bëra brenda buxhetit të paraparë në gjashtë muajt e parë të marrjes së funksionit. Praktika e dhënies së shpenzimeve zyrtare në të ardhmen e afërt do të jetë për të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve publike.
Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka obliguar Sektorin për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë që të përpunojë një zgjidhje softuerike për shfaqjen dhe vizualizimin e kostove zyrtare dhe të njëjtën ta vendosë në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në seancë Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për mënyrën në të cilën do të publikohen kontratat publike për furnizim publik. Në këtë drejtim u angazhua “Byroja për furnizime publike, menjëherë ta përditësojë sistemin Elektronik për furnizime publike me funksionim për të bashkangjitur kontratat të cilat nënshtrohen në lajmërim të marrëveshjes së arritur duke shtuar fushë për të bashkangjitur marrëveshjen e kontraktuar.
Gjithashtu Qeveria u rekomandon autoriteteve shtetërore kontraktuese, njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike, subjekteve publike-private të themeluara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe shoqatave tregtare në pronësi të Republikës së Maqedonisë ti publikojnë kontratat për furnizime publike në Sistemin elektronik për furnizime publike.
Qeveria solli vendim të ndajë 6 milion denarë, ndihmë financiare për qytetarët е goditur nga vërshimet në Republikën fqinje të Shqipërisë.
Me propozim të Ministrisë së shëndetësisë në seancën e sotme ministrat shqyrtuan dhe e miratuan informacionin për vaksinim falas kundër gripit, për pensionistët me pension mesatar dhe ato me pension më të ulët se mesatarja si dhe për persona të moshës mbi 60 vjeç të cilët nuk marrin pension.

