Ndërroi jetë imami i fshatit Llojan h.Sadri ef.Shaqiri

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë njofton se pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë imami,vaizi dhe mualimi i fshatit Llojan h.Sadri ef.Shaqiri. Hoxhë Sadriu, Allahu e Mëshiroftë ishte një punëtor i pa zëvendësuar i cili tërë jetën ia kushtoi shërbimit të fesë së Allahut deri në fundin e jetës së tij. Varrimi i merhumit do të bëhet sot më 13.12.2017 në ora 15 në varrezat e f.Llojan.
Lusim Allahun e Madhërishëm që hoxhë Sadriun për tërë kontributin e dhënë në shërbimin e fesë dhe të vendit ta shpërblej me të mirat e Tij të pafund, kurse familjes t`i dhuroj durim dhe Allahu i takonftë me të në Xhennet.
“O ti shpirt i bindur plotësisht .Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar. Hyn në turmën e robërve të Mi”- thuhet në njoftimin e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë./Faktiditor.ch/.
