
Këstii dytë I pagës së tetorit është lëshuar tashmë dhe makinistët kanë ndërprerë grevën duke cbllokuar transportin hekurudhor…
Zv/ministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, pranon se gjendja financiare e kompanisë është kritike dhe se nevojitet më shumë produktivitet dhe më pak shpenzime.
“Që të punojmë më mirë duhet ta rrisim vëllimin e punës dhe do të bëjmë gjithçka që Hekurudhave të Maqedonisë tu sigurojmë sa më shumë punë. Lajmi i mirë është se gjatë tre muajve të fundit për dallim të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, për 14% është rritur vëllimi i punës”, tha Angjushev.
Por grevistët edhe më tej kërkojnë që pagën ta marrin të plotë e jot ë ndarë në dysh, sic ëhtsë praktika e deritanishme
“Ne dëshirojmë që të na paguhet për atë që kemi punuar, përkatësisht pjesa e dytë e pagës së tetorit të na paguhet. Premtojnë se deri në shkurt, më së voni deri në mars pagat do i marrim në dy pjesë por pjesën e dytë do ta marrim para se të kalojë muaji i ardhshëm”, tha Dushko Çakallovski, nga sindikata.