
Përse janë tërbuar “qentë” kundër ambasadorit Donald Lu? FBI ka sjellë dosjet nga SHBA për Metën e Berishën
Ka një sulm të tërbuar të Berishës, Bashës bashkëshortes së Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe gjithë “zarave” rreth tyre kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. Një sulm që nuk e kemi parë që prej 20-21 vitesh ndaj një ambasadori të SHBA. Kujtojmë se në atë kohë, pasi u vodhën nga Berisha zgjedhjet e majit 1996 dhe u shkaktua tragjedia e marsit 1997 për shkak të rënies së Piramidave mashtruese dhe rrëzimit të shtetit për tre ditë, ka qënë ambasadore e SHBA Mariza Lino.
Çfarë nuk u tha në atë kohë për ambasadoren dhe SHBA. Që nga ana morale e saj e deri tek sulmi në mes të Kuvendit të ish kreut të SHISH Bashkim Gazidede që akuzoi për konspiracion ndërkombëtar CIA-n amerikane kundër qeverisë së PD. Madje u hodh dhe ideja se po shkatërrojnë shtetin shqiptar SHBA dhe Greqia për interesin e fqinjëve ballkanike dhe teori të tjera konspirative. Duke qëndruar fort Berisha dhe mbështetësit e tij në idenë se “Shqipëria është një vend sovran që ka një paketë kushtetuese dhe që është bibla e saj dhe s’kanë punë të huajt këtu”.
Pikërisht në këtë situatë janë dhe sot marrëdhëniet e Berishës, Bashës, Monikës(Metës) dhe opozitës në tërësi me ambasadorin e SHBA Donald Lu. Por që këtë radhë opozita ka futur në “mënynë” e sulmit dhe ambasadoren e BE Romana Vlahutin dhe atë të OSBE Bern Borchardt. Sulme nga më të ndryshmet, duke e akuzuar madje dhe për korrupsion dhe për konflikt interesi ambasadorin Lu, dhe duke i tundur Kushtetutën dhe deklaruar se janë për sovranitet të Shqipërisë. Pa hyrë më gjatë në akuzat dhe sulmet ndaj ambasadorëve, në krye të herës duhet të nënvizojmë se shkaku i këtij shpërthimi janë as më shumë dhe as më pak por dosjet e rënda që FBI ka sjellë nga SHBA në ngarkim të Berishës, Metës, Bashës dhe mbështetësve të tyre. Ka dhe dosje për ish ministra dhe ministra aktualë, por ata po tregojnë bonssens dhe nuk po dëgjohen. Dosjet e rënda të Berishës kanë të bëjnë me aferën e CEZ, ku është përfshirë familja Berisha e tëra dhe familja Meta-Kryemadhi, kanë dosjen e 21 janarit me ekspertizën e FBI që nuk u mor parasysh nga drejtësia shqiptare. Kanë dhe dosjen e Gërdecit, ku ata në SHBA dhanë dënimin që duhej ndërsa në Shqipëri u vranë 26 vetë dhe askush nuk u dënua tamam, u vra një biznesmen që akuzoi Berishën pasi e nxorën për “gjah”, Kosta Trebicka dhe nuk u ndje askush. Dhe mbi të gjitha është dhe dosja e kompanisë së “skanimit”, ku Berisha ka përfituar ryshfet 122 milionë dollarë, dhe në SHBA janë hapur hetimet. Por dhe dosja e lobimit 1 milionë dollarë për Bashën, para këto nga parajsat fiskale prej mikut të tij turk.
Ndërkohë që dhe për Metën kanë ardhur dosjet e përgjimit të Priftit, ato të supertrafikantit të drogës Klemend Balili, të pendimit të Almir Rrapit për vrasjet politike, krimin, abuzimin, drogën, dosja e DIA-s së Kastriot Ismailajt me Metën, dosja e DEA-s për drogën, paratë e pajustifikuara në parajsat fiskale po për Metën.
Pikërisht mbërritja e këtyre dosjeve të rënda ka tërbuar opozitën që është vënë në mbrojtje të Berishës, Bashës dhe Metës. Duke sulmuar ambasadorin Donald Lu që ka dijeni mbi këto dosje. Madje akuzohet se është pjesë e hartimit të tyre, teksa deklaron i sigurtë që në janar fillon arrestimi i “peshqve të mëdhenj”. Madje dhe burgun e kanë hapur në Shkodër në Janar, në pritje të tyre. Të shohim, por ama sjellja e dosjeve nga FBI ka tërbuar Berishën, Bashën dhe Metën./Pamfleti.com

