
Për 6 muaj, në kohën kur Republika e Maqedonisë ishte nën “ethet” e krizës politike, i pari i policisë në Qeverinë teknike ishte zëvendës ministri aktual i policisë, Agmi Nuhiu.
Padyshim se synimi i këtij lajmi nuk është që tju informojë për një gjë të till, por gjesti të cilin e bërëi ky funksionar shqiptar ishte shumë i madh, shumë human dhe shumë njerëzor. Një gjestë të cilin kanë guxuar dhe guxojnë ta bëjnë vetëm disa njerëz, duke u larguar nga benificionet personale në llogari të një kauze më të madhe humane.
Agim Nuhiu, zëvendës ministri aktual i Ministrisë së Punëve të Bredsëshme (MPB) edhe në kohën kur ka qenë për 6 muaj ministër paratë për reprezentacion që i takojnë një ministri, ua ka shpërndarë familjeve që jetojnë në kushte të rënda sociale, mëson Zhurnal.
Por çfarë janë paratë për reprezentacion?
Këto para parshikohen me buxhetin e ministrisë për darka, dreka, takime dhe shumë benificione të cilat ja mundëson funksioni një ministri.
Zhurnal mëson se edhe sot e kësaj dite, zëvendës-ministri i bredshëm, Nuhiu ka shfrytëzuar zero reprezentacion, duke qenë kështu një shembull pozitiv për funksionarë tjerë publik.
Përndryshe, Nuhiu është kuadër i BDI-së dhe llogaritet si një nga personalitetet më të përgatitura profesionalisht nga brezi i ri i kësaj partie.

