JANEVA NË MËNYRË DEMONSTRATIVE E LËSHOI KOMISIONIN: “KY ËSHTË MOBING KLASIK”

389

Image result for katica janeva

Pasi e dëgjoi fjalimin 90 minutësh të deputetes Vlladanka Aviroviq, prokurorja speciale në mënyrë demonstrative e lëshoi seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Në paraqitjen e saj, Aviroviq foli pothuajse dy orë dhe parashtronte pyetje në lidhje me profesionalizmin e prokurores speciale.

“Si angazhuat ekspertë jashtë vendit, nga vende të tjera? Si i jepni lëndët në Gjermani apo në vendet të tjera? Pra unë ju pyes se si, për disa lëndë keni angazhuar ekspertë të huaj, ndërsa për lëndë të tjera nuk mund të angazhoni ekspertë të huaj”, u shpreh Vlladanka Aviroviq, nga Partia Socialiste.

Pas kësaj, Jeneva deklaroi se e lëshon seancën e komisionit, ndërsa do të kthehet vetëm në seancën plenare.

“Ju them se kjo është hera e fundit që vij në komision. Më nuk kam për të ardhur, përveç në seancë plenare. Tani unë po shkoj”, tha Katica Janeva, Prokurore Publike Speciale.

Para se ta lëshojë seancën, Janeva drejtoi pyetje për Gjykatën Supreme dhe Këshillin e prokurorëve publikë për obstruksionet që i bëjnë ndaj PPS-së dhe paralajmëroi se edhe përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet, megjithatë drejtësia do të triumfojë dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e vendit.

Vërejtje për punën e Komisionit, gjegjësisht për kryetarin e komisionit kishte edhe Talat Xhaferi. Ai e akuzoi Vllatko Gjorçevin se në fjalimin e tij të premten ka nxitur jotolerancë ndëretnike dhe kërkoi nga ai të kërkojë falje.

Nga PDSH deklaruan se nuk duhet personalisht Gjorçevi të kërkojë falje, por se këtë duhet ta bëjë partia e tij.

Tanimë katër ditë, në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive po diskutohet për raportin gjashtëmujor të PPS-së. Si pikë e rendit ditor është vendosur edhe raporti vjetor i Prokurorisë Publike, por me sa duket, Marko Zvrlevski do të presë deri sa të vijë në rendin ditor.

Comments