Maradona: Icardi si Batistuta? Krahasim qesharak…

220


Gjatë një ndërhyrje telefonike në “DirecTV Sports”, Diego Armando Maradona, ka sulmuar haptazi trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli, për shkak të grumbullimit të kapitenit të Inter, Mauro Icardi. “Sot kemi një kombëtare të Argjentinës që kur shoh formacionin më kap frika. Mendoj se ka argjentinas më të aftë në qarkullim sesa ato që ka grumbulluar ky zotëri. Icardi? Duan të gjejnë Batistutën e ri te ai, por po gabohen rëndë. Nuk ka asnjë lidhje. Janë krahasime qesharake.”

Më pas, Maradona vazhdoi: “Zanetti ka qenë përfaqësuesi i Icardi dhe nuk ka lënë njeri pa takuar për grumbullimin e tij. Një ditë kam folur edhe me Bauza. Më tha se kishte marrë tre telefonata në ditë nga Wanda Nara dhe habitej sesi bashkëshortja e lojtarit kishte numrin tij të telefonit. Higuain? Njerëzit nuk po tregojnë respekt për të dhe kjo nuk është e drejtë. Eshtë e vërtetë se ka humbur disa raste, por nuk mund të lësh jashtë një qendërsulmues që e njohin të gjithë për të marrë dikë që nuk e njeh askush.”

Comments