Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!

220
fresco

Shpikja e tyre është e thjeshtë dhe jo aq e shtrenjtë, punon në parimin e spërkatjes dhe shpërndarjes së dioksidit të karbonit të lëngët e që më pas ndryshon gjendjen fizike të mjegullës. Patent i tre inovatorëve nga Maqedonia, Dr. Stefana Stefanova, Ph.D. Vlada Spiridonov dhe Capa Čapovskog, patentë e cila për 10 deri në 15 minuta mund të largojë plotësisht mjegullën në vend e që për 18 vite ka qëndruar nëpër sirtarë duke mos u nxjerë në zbatim, transmeton Zhurnal.mk

Këtë risi Ministria e Ekonomisë e ka bërë të ditur që në vitin 2000 saktësisht për dhënie të patentëve dhe puna e tre novatorëve të Maqedonisë në të njëjtin vit fitoi medaljen e artë në Bruksel Eureka e më pas edhe dy vjet më vonë medaljen Grand në Budapest të Hungarisë.

Përkundër këtyre medaljeve, projekti për menjanimin e mjegullës që shpesh është testuar me shumë sukses, mbeti i harruar edhe pse në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë, sidomos gjatë sezonës së dimrit, njerëzit mbyten nga mjegulla dhe smogu. Një nga novatorët, Dr. Stefan Stefanovski, i cili tashmë është 17 vite në pension, thotë se qëllimi i këtij projekti është shpërndarja e mjegullës dhe pastrimi i ajrit e me këtë edhe reduktimi i ndotjes së ajrit.

midle

Shpikja e tyre është e thjeshtë dhe nuk është aq e shtrenjtë, punon duke shpërthyer dioksidin e karbonit të lëngshme, e më pas edhe ndryshon gjendjen fizike të mjegullës që kristalizohet duke e hedhur në tokë.

Ky mjet mund të jetë i instaluar në automjete dhe se me të “trajtohen” në nivel të lartë zonat urbane dhe mund të punojë si një pajisje stacionare. Kur është ‘krijuar’ patenta tre novatorët kanë pajisja dhe ngritur në automjetet e tyre kanë lëvizur me makinë drejt rrjedhës së lumit Vardar ku për dhjetë minuta është bërë shpërndarja e mjegullës.

Për të qenë plotësisht i sigurt efektiviteti i patentës së tyre, ata e testuar dhe tek miniera Suvodol, në minierën e Energjisë në Manastir dhe herën e fundit në vitin 2002 në aeroportin e Shkupit. Rezultatet ishin të njëjta kudo. Mjegull ishte zhdukur në një kohë shumë të shkurtër dhe në një rreze deri në 1.5 kilometra.

Megjithatë, institucionet shtetërore nuk kanë qenë të interesuar për zbatimin e kësaj patente, por tani do të duhet të lëvizë si projekt në drejtim të reduktimit të ndotjes së ajrit, kryesisht për shkak të mjegullës. Për këtë duhet lëvizur në zbatimin e patentës pasiqë Maqedonia është konsideruar si një nga vendet më të ndotura në Europë përfshirë këtu qytetet si Shkupi, Tetova, Kumanova e Manastiri.

Comments