Alban Skenderaj dhe Miriam Cani sërish me duet

1,103

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani jo rrallë herë cilësohen si “çifti ideal”.
Ata rrezatojnë dashuri dhe janë prej atyre çifteve që të gjithë i kanë lakmi.

Po kaq të dashur janë edhe kur bëhen bashkë në skenë.
Së fundmi, ata sollën këngën e tyre të përbashkët e që ia kushtuan “dhuratës” së tyre, të bijës Ameli.
Por duket se çifti i ëmbël nuk i mbaruan surprizat për këtë vit.

Është vetë këngëtarja që e ka bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj do ta lansojnë edhe një këngë të re në bashkëpunim.

“Më në fund, jam me zemrën time në duar. Më shumë se një këngë. 25.12”, ka shkruar ajo në një fotografi me dashurinë e saj në rrjetin social Instagram.

Se për çfarë do të jetë kënga, a do të jetë ajo një dedikim që Cani e cilëson më shumë se një këngë, mbetet të shihet.
Për një gjë jemi të sigurt, ajo do të rrëmbejë zemrat e të gjithëve!

Comments