Bashkë me Vitin e ri vjen edhe shtrenjtimi i dizelit

291
fresco

Shtrenjtimi i dizelit si duket do të jetë urata e parë e Qeverisë së Maqedonisë për qytetarët e vendit. Siç dihet, më 1 janar 2018 për 3.5 denarë do të shtrenjtohet akciza për dizelin.
Dhe tani, për një litër dizel pas vitit të ri do të paguhet 58.5 denarë për litër. Më pas edhe Komisioni Rregullator për Energjetik do të ketë seancën e saj në të cilën do të shihet nëse do të ketë korrigjim shtesë të çmimit të dizelit.

Comments