Gjendet vula e Sulltan Selimit I dhe Kurani 500 vjeçar në Tiranë (VIDEO)

293
fresco

Në mesin e shumë dokumenteve dhe dorëshkrimeve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, ka dhe një dorëshkrim të librit të shenjtë të myslimanëve Kuranit, që i takon shekullit të 15-të dhe i cili është shkruar me shkrimin Sylys.

Përveç këtij dorëshkrimi që nuk është e vetmja kopje e Kuranit që ruan AQSH-ja, në këtë arkiv ruhet dhe një berat i Sulltan Selimit I, me të cilin siç shpjegon osmanologu Rezart Mezani, Selimi I i jep Iljaz Mirahorit prona në zonën e Stambollit dhe të Korçës. Vula e Sulltan Selimit I në këtë berat është e pluhurosur me pluhur floriri. KTV

Kurani 500-vjeçar dhe vula e Sulltan Selimit I në Tiranë

KURANI 500-VJEÇAR DHE VULA E SULLTAN SELIMIT I NË TIRANËNë mesin e shumë dokumenteve dhe dorëshkrimeve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, ka dhe një dorëshkrim të librit të shenjtë të myslimanëve Kuranit, që i takon shekullit të 15-të dhe i cili është shkruar me shkrimin Sylys. Përveç këtij dorëshkrimi që nuk është e vetmja kopje e Kuranit që ruan AQSH-ja, në këtë arkiv ruhet dhe një berat i Sulltan Selimit I, me të cilin siç shpjegon osmanologu Rezart Mezani, Selimi I i jep Iljaz Mirahorit prona në zonën e Stambollit dhe të Korçës. Vula e Sulltan Selimit I në këtë berat është e pluhurosur me pluhur floriri.

Posted by COSMO – Kohavision on Freitag, 29. Dezember 2017

Comments