VESELI: Në festa duhet të kujtojmë njerëzit që dhanë gjithçka për liri

312
fresco


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur që sot të vizitojë familjen e heroit Edmond Hoxha.

Ai ka shkruar në Facebook se në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë.

“Bashkë me Violeten ishim për vizitë në familjen e heroit Edmond Hoxha, ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënën Nurije. Edhe në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Comments