Policia arreston 6 të rinj për vjedhje të shumta në rajonin e Dukagjinit

363
fresco

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë, njofton Policia, transmeton Express
Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje në këto raste janë:

L. B. (mashkull, 21 vjeçar),

Q. K. (mashkull, 18 vjeçar),

I. GJ. (mashkull, 23 vjeçar),

L. M. (mashkull, 23 vjeçar),

E. GJ. (mashkull, 22 vjeçar),

E. V. (mashkull, 21 vjeçar),

si dhe katër (4) persona tjerë të dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura nga të dyshuarit e rasteve.

“Në total kanë qenë 21 raste të raportuara të këtyre veprave që dyshohet që janë kryer nga ky grup personash.

Gjatë hetimit dhe procedimit të këtyre rasteve, janë gjetur gjësendet e vjedhura që kanë ndodhur në disa shkolla, të cilat janë sekuestruar, disa llaptopë, projektorë e pajisje të tjera, të cilat u janë kthyer pronarëve dhe shkollave në fjalë.

Gjithashtu, nga të dyshuarit në këto raste janë sekuestruar edhe mjete tjera të kundërligjshme, armë automatike, revole e municione përcjellëse dhe pushkë ajrore”, thuhet në komunikatë drejtuar medieve. /Gazeta Express

Comments