Propozime për Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për këshillin gjyqësor

447
fresco

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë, organizuan debat profesional për Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për këshillin gjyqësor.

Qëllimi i këtij debati është për të debatuar për një shtrirje të ndryshme të mundshme të Këshillit Gjyqësor në përputhje me praktikat më të mira dhe nevojat e RM, duke marrë parasysh vërejtjet e deritanishme të opinionit publik dhe profesional, posaçërisht vërejtjet që dolën nga fella gjyqësore – të shprehura në disa forume të diskutuara në formë të konkluzioneve të organizuara nga ana e Shoqatës së gjyqtarëve, si dhe vërejtjet e Priebe-së, konkluzionet e Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës dhe raportit të fundit të Komisionit Evropian për përparimin e RM.

Ministri Saliji theksoi se obligimi i Ministrisë së Drejtësisë është që në pjesën e gjyqësorit të vazhdojnë reformat, sipas vërejtjeve të bëra nga partnerët tanë evropianë. Pikërisht këto ishin arsyet për përgatitjen dhe miratimin e Strategjisë kombëtare për reforma në sektorin e gjyqësorit, në të cilën vëmendje të konsiderueshme i përkushtohet pikërisht funksionimit dhe shtrirjes së Këshillit Gjyqësor.

Ministri Saliji tha se Qeveria është plotësisht e përkushtuar për integrimin euro-atlantik të vendit tonë dhe për këtë qëllim ka miratuar Planin 3-6-9.

Në kuadër të këtij plani Ministria e Drejtësisë ka përgatitur Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillin gjyqësor të RM dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat.

Kthim të pozitës së Gjykatës Supreme si institucioni më i lartë i pushtetit gjyqësor dhe riafirmim të rolit të gjyqësorit, propozon akademiku Vllado Kambovski.

“Shumë herë kemi diskutuar për atë se kush është kreu i pushtetit gjyqësor. Përgjigjja në mënyrë eksplicite ose të heshtur ishte se ai është Këshilli gjyqësor që është absolutisht e papajtueshme me konceptimin kushtetues, sipas së cilit Këshilli Gjyqësor është vetëm organ i cili e garanton pozitën e Gjykatës Supreme por nuk e zëvendëson Gjykatën Supreme”, tha akademiku Kambovski.

Sipas profesoreshës Ana Daneva, duhet të ekzistojnë baza ligjore për përgjegjësi për anëtarët e Këshillit gjyqësor.
“Ne jemi shteti i vetëm në botë ku kemi anëtarë të Këshillit gjyqësor të cilët pavarësisht nga ajo si dhe nëse në përgjithësi e kryejnë funksionin e saj të anëtarësimit, nuk mund të shkarkohen nga anëtarësimi sepse baza e tillë ligjore nuk ekziston”, potencoi Daneva.

Comments