“Autonomi për shqiptarët, kjo është zgjidhja përfundimtare”

335
fresco

“Një autonomi shumë e gjerë për shiptarët, por nën kujdesin e Kushtetues serbe dhe Rezolutës 1244”.

Kjo është zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës, sipas ministrit serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq. Ai këto komente i bëri për gazetën blic.

Popoviq thotë se autonomia për Kosovën do të ishte edhe në interesin e të gjithë shqiptarëve.

“Është e rëndësishme që të gjithë së bashku, pavarësisht nga dallimet politike, të japim zgjidhjet tona. Unë nuk i kuptoj ata që nuk duan të marrin pjesë në dialog”.

Këto propozime nga pala serbe vijnë tani kur Kosova po përgatitet për të festuar 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Comments