Shpenzoi 140 milion euro për të, Barcelona gati ta përfshijë në transferimin e Griezmann

253
fresco

Barcelona duket se e ka të qartë objektivin e merkatos së verës dhe për të arritur tek ai do të ‘flijojnë’ edhe Ousmane Dembele.

Raportet e fundit bëjnë me dije se Barça ka ofruar Dembele dhe një shumë të majme parashë për të marrë Griezmann nga Atletico Madrid, madje ka raportime se marrëveshja është arritur.

Pas transferimit të Coutinhos u fol se braziliani do të mbante fanellën me numrin 7, por në fund çdo gjë ndryshoi dhe ai mori fanellën me numrin 14.

Kjo i ka rritur akoma më shumë zërat për një marrëveshje të arritur me lojtarin dhe Atleticon, pasi numri 7 i pëlqen shumë sulmuesit Francez.

Comments