
Karakterizohet për zhanrin e tij të muzikës, Mentor Kurtishi si asnjë këngëtar tjetër është akuzuar që me këtë zhanër i ka shtyrë njerëzit drejt ‘vetëvrasjes’.

Mentori ka një karrierë të suksesshme dhe njihet nga shumica e publikut shqiptar. I këndoi shpesh dashurisë e ndarjeve, por për jetën e tij private ai asnjëherë nuk foli publikisht, përcjell ORAinfo.
E vetmja që dijmë për të, e që mund të jenë tregues së gjendjes së tij shpirtërore, sa i përket lidhjeve të tij, janë tekstet e këngëve. Në bazë të tyre, Mentori rezulton personi më i zhgënjyer nga dashuria. Por kush e zhgënjeu kaq shumë këngëtarin?
Ai i këndoi shumë Teutës dhe përzgjedhja e këtij emri tregon që në jetën e Mentorit të ketë ekzistuar ndonjë ‘Teutë’ që e ka dashur shumë. Të paktën këtë e tregon kënga e tij e famshme kushtuar asaj. Por pse ai nuk na tregoi asnjëherë se kush ishte ‘Teuta