Barcelona nuk gabon si para një jave kur u ndal me barazim ndaj Celta Vigos, por bën detyrën e saj ndaj Vilarealit në një transfertë të vështirë dhe ndaj një kundërshtari poashtu që i hap telashe secilin sezon transmeton Faktiditor.ch.Por edhe Vilareal poashtu rrezikoi blaugranat.Nëndetësja e verdhë në minutën e 60 mbeti me një lojtar më pak pasi njëri ndër lojtarët vendas ndërhyri ashpër ndaj Busquets duke u ndëshkuar direkt me të kuq.Më pas shanset e Barcelonës rradhiteshin derisa pas një aksioni të mrekullueshëm ishte Suarez që shënoi ndërsa më pas Messi bëri atë që di të bëjë zakonisht duke shënuar për të vulosur fitoren.Barcelona tani ka pesë pikë më shumë se ndjekësja Valancia dhe tetë më tepër se rivali Real Madrid.Katalanasit akoma këtë sezon nuk kanë pësuar asnjë humbje në të tre kompeticionet./Faktiditor.ch/.