
“Ne e pyetëm Venecian për të dhënë një mendim neutral, dhe Venecia nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën, raporti ka marrë vlerë nga ato që ka thënë Meta se ai ishte i sigurt që nuk e kishte shkelur Kushtetutën. Po ta shohësh raportin është neutral, i drejtë, i qartë.”
Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar në “Open”, se Raporti i Venecias nuk është detyrues, dhe se ne e pyetëm Venecian për të dhënë një mendim neutral në lidhje me Presidentin Meta.
E pyetur gjithashtu nëse Meta e ka shkelur Kushtetutën ajo tha:”Në pikën 76 tregohet se kjo është rruga ligjore për të parë nësë ka shkelje, pra më me vonë do jetë gjykata kushtetuese ajo që vendos.
Ne e pyetëm Venecian për të dhënë një mendim neutral, dhe Venecia nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën, raporti ka marrë vlerë nga ato që ka thënë Meta se ai ishte i sigurt që nuk e kishte shkelur Kushtetutën. Po ta shohësh raportin është neutral, i drejtë, i qartë”- tha Hajdari./albeu.com/