A do gjykohet një ditë kjo klasë politike?

712

Ne shqipot e ‘Severnës’ shquhemi për zemërgjerësi dhe mirëkuptim në marrëdhënie me politikanët dhe pushtetin edhe kur ata nuk i mbajnë premtimet dhe zotimet nuk ndëshkohen por përkundrazi rivotohen.

Klasa politike shqiptare në ‘drzhavën Severna’, si ajo në pushtet edhe ajo në opozitë e kredhur në korrupsion dhe e babëzitur për para, si duket po e kapërcejnë lumin pa u lagur nga bëmat dhe gjëmat që i kanë shkaktuar shqiptarëve në këto tri dekada të pjesëmarrjes së tyre në qeveritë e koalicionit.

Kjo klasë politike është përgjegjëse dhe bashkëfajtore me pushtetin sllavo-maqedon, ku së bashku, si pjesë e koalicionit qeverisës kanë ndërmarrë ekspedita represive dhe ndëshkuese policore kundër shqiptarëve, me pretekste të ndryshme për gjoja kontroll dhe vendosje të rendit dhe qetësisë në vendbanime të ndryshme shqiptare.

Kjo klasë politike ka pranuar përdhosjen dhe denigrimin kombëtar me MO dhe me amandamentin fyes në kushtetutë ndaj shqiptarëve si nomadë pa identitet gjuhësor por i përcaktuar përmes shifrave.

Po kjo klasë politike ka heshtur kur në librat e historisë dhe gjeografisë fëmijët mësojnë se shqiptarët kanë pushtuar qytetet tona pasi kanë zbritur nga malet apo si ardhacakë të vonshëm në këto troje si mbetje osmane!

Kjo është klasa jonë politike që pranoi të miratojë një ligj për gjuhët e pakicave, por që ata e quajnë (ligj për gjuhën shqipe) i cili nuk mund të përdoret në ushtri, polici, Qeveri, Presidencë, Akademinë e Shkencave dhe në Gjykata.

Pra, kjo është gjuha nomade e 20% pa identitet që nuk gjen zbatim në këto institucione dhe organizma shtetëror pasi nuk e lejon kushtetuta që kjo klasë politike shqiptare e ka votuar.

Ca më keq akoma se kjo klasë politike nuk treguar akoma gatishmëri për fshirjen e 20% të turpit nga kushtetuta në ndryshimet e radhës që do të bëhen brenda disa muajve.

Kjo është klasa politike përgjegjëse për emigrimin masiv të të rinjve kryesisht shqiptarë, drejt perëndimit nga shkaku i krizës ekonomike për një jetë më të mirë, të cilët së bashku me pushtetin janë ngujuar zyrat e bordelos qeveritare ‘ ku po bëjnë vetëm sehir’, duke parë çdo ditë autobusë të mbushur përplotë me hallexhinj që ikin nga ‘mirëqënia dhe bollëku’ i kësaj qeverie.

Dhe vjen një ditë ata votohen përsëri nga injoranca dhe ‘delet e droguara’, sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Kush do ta ndëshkojë këtë klasë politike ‘robi apo zoti’? Medai Shaholli

Comments