A do ta votojë AAK për një mandat të dytë presidentin Thaçi, ja si përgjigjet Haradinaj
Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është pyetur nëse do ta votojë Hashim Thaçin për një mandat të ri si president.
“Nuk është kandidati ynë për president. Nuk ka një kontratë të tillë dhe unë nuk mund të marr obligime tjera, në të cilën nuk e kemi diskutu dhe nuk e kemi shqyrtu. Ju sigurojë që deri më tani nuk ka diçka të tillë të diskutushme”, tha Haradinaj.
“Kjo është një situatë e re, nuk jam në obligim nga situata aktuale do ta shqyrtojë. Nëse varet vazhdimësia e qeverisjes atëherë do ta shqyrtojmë. Të gjitha partitë kanë interesat e veta, tash nuk kemi obligim nga marrëveshja aktuale. Mundësia e negocimit nuk e di si do të ndodhë por e shoh shumë të vështirë garantimin e votave shumë të vështirë”, ka thënë Haradinaj te Çim Peka- transmeton Indeksonline. /Indeksonline/